Takon njerëzit që e shpëtuan, majmuni kërcen për t’i përqafuar (Video)

Një majmun nga kopshti zoologjik i Miamit të Shteteve të Bashkuara, nuk e fshehu gëzimin kur takoi njerëzit që e gjetën dhe e rritën për një kohë.
Me te dëgjuar emrin, Limbani la pijen që po pinte dhe u hodh në krahët e Jorge, duke e përqafuar pandërprerë, transmeton Telegrafi.

Njëjtë veproi edhe me gruan e tij, e cila ishte kujdesur për të pandërprerë, kur e gjetën të braktisur në një pjesë malore.
Tani që majmuni është dërguar në kopsht, për shkak se në hapësira urbane nuk lejohet mbajtja e kafshëve të egra, ai vizitohet shpesh prej bashkëshortëve.

Megjithëse në mes vizitave të tyre kalojnë edhe nga disa muaj, Limbani thuhet se është i njëjti dhe gjithmonë reagon me gëzim. /Telegrafi/

(Visited 67 times, 1 visits today)