Temperaturat e larta në Britani të Madhe, shkrihet asfalti – kamioni ngec në mes të rrugës (Foto)

Në Britaninë e Madhe temperaturat e larta mund të arrijnë në shifra rekord, pasi që sot është shënuar temperatura prej 32 gradë celsius, mjaftueshëm që asfalti të shkrihet dhe të përpijë veturat.

Kjo është vala me nxehtë që ka goditur vendin që nga viti 1976, kurse sot është dita e 12-të që temperaturat minimale kanë arritur në 29.1 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Se sa të larta janë temperaturat në Britani të Madhe e tregojnë më së miri fotografitë e shkrepura në Berkshire, ku një kamion i higjieno-teknikës ka ngecur në asfaltin e shkrirë.

Punëtorët që ishin brenda kamionit u habitën kur i panë rrotat që kishin ngecur në asfaltin e shkrirë, ku ishte krijuar një gropë. /Telegrafi/

(Visited 790 times, 1 visits today)