Këtu mund të shikoni nëse keni gjobë të komunikacionit të papaguar

Qytetarët e Kosovës tash e tutje mund ta dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë.

Këtë mund ta mësoni veç me një klikim.

Policia e Kosovës e ka bërë publike një link në të cilin mund të shihen gjobat dhe kundërvajtjet që i kanë qytetarët.

Krejt këto të dhëna mund t’i merrni vetëm duke u regjistruar KËTU

Kujtojmë që Policia kishte ndaluar disa persona nëpër pikat kufitare të vendit për shkak të gjobave të papaguara, veprim që nuk është i mbështetur në asnjë bazë ligjore.

Për këtë, shumë qytetarë janë ankuar duke e quajtur të pa pranueshme ndalimin në doganë, duke penguar kështu pushimet në bregdetin shqiptar. /Telegrafi

(Visited 354 times, 1 visits today)