Udhëtoi me ‘trenin e shpejtë’ që babai kreativ e improvizoi në shtëpi (Video)

Vogëlushja e njohur vetëm si Kayla nga Shtete e Bashkuara nuk ndalonte së qeshuri, teksa po shihte në mënyrë virtuale lëvizjen e trenit të shpejtë, ndërsa babai e luhaste në një shportë të zbrazët.

Meqenëse është ende e vogël për parkun e lojërave, i ati improvizoi këtë në komforin e dhomës së ndejës, teksa ajo kënaqej në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
“Bëj kujdes baba”, ka thënë për një moment Kayla, teksa në ekran shfaqin kthesa të lakuara dhe teposhta të mëdha, ndërsa babai simulonte lëvizjen në binarë.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke grumbulluar edhe shumë reagime pozitive.
“Kush ka nevojë për një park lojërash, kur i ati është kaq kreativ” si dhe “mua nuk më kanë dërguar në trenin e shpejtë, as në këtë formë”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

(Visited 20 times, 1 visits today)