Tobogani i pjerrët japonez, që lëshuesit i lë me dhimbje shumë të mëdha (Video)

Në një park lojërash në Japoni, është vendosur tobogani i ‘dizajnuar nga një sadist’, pasi të gjithë që lëshohen në të, mbesin me dhimbje të mëdha.

Disa video që janë shpërndarë në internet, i shfaqin të rinjtë e guximshëm që lëshohen nëpër pjerrtësinë ekstreme, për të përfunduar në një hapësirë të vogël që është në disproporcion të plotë me toboganin, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, ata dalin përjashta dhe përplasen në beton, apo pjesë tjera që i lënë me dhimbje.
“Të gjithë që lëshohen në të, iu duhet edhe një airbag për të mos u lënduar në fund”, ka shkruar një komentues.
Filmimi është realizuar në një mot me shi, duke bërë që rrëshqitja të jetë edhe më e shpejtë. /Telegrafi/

(Visited 13 times, 1 visits today)