Rama kapet keq me gazetaren e Al Jazeera: Edhe ju jeni bëri si (Video)

Çështja e ngritjes së kampeve për refugjatët ëstë rikthyer dhe njëherë në çështje të vëmendjes mediatike gjatë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markovic.

Në takim ishin të pranishëm edhe gazetarë të huaj, të cilët shprehen interes, sidomos për çështjen e emigrantëve. E tillë ishte dhe gazetarja e Al Jazeera, e cila pyeti Ramën për kampet dhe emigrantët. Si përgjigje, kryeministri tha: “Është vetëm një shenjë e ballkanizmit të Al Jazeera-s.”

Gazetarja e Al Jazeera: Do të kthehemi edhe njëherë tek çështja e emigracionit. Ju keni thënë se nuk planifikoni të ngrini kampe dhe të pranoni emigrantët, por ajo që ndodh është se ata kalojnë në këtë pjesë. Vendet e BE thanë që kampet do të jenë jashtë BE, të dy vendet janë jashtë BE dhe nëse vjen dimri dhe keni 2 mijë emigrantë çfarë do të bëni?

Rama: Edhe Al Jazeera është ballkanizuar në mjedisin tonë sepse nuk ka asgjë në deklaratën e vendeve anëtare lidhur me mundësinë e ndërtimit të kampeve në rajonin tonë. Është vetëm një shenjë e ballkanizmit të Al Jazeera-s.

(Visited 55 times, 1 visits today)